Site icon Telegrafi

Saul Niguez zbulon ‘klubin e ri’

Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez ka zbuluar se po themelon një klub të ri futbolli në qytetin e tij të lindjes Elche, pas disa ditëve të spekulimeve për një transferim të tij diku tjetër.

Reprezentuesi spanjoll krijoi një stuhi të madhe në mediat sociale gjatë fundjavës, pasi postoi një mesazh ku shkruante se do të njoftonte klubin e tij të ri.

Kjo çoi në spekulime për një lëvizje të mundshme te skuadra angleze, Manchester United, pasi Djajtë e Kuq u lidhën me pagimin e klauzolës së tij të lirimit prej 130 milionë eurosh verën e kaluar.

Lexo po ashtu Saul Niguez konfirmon largimin nga Atletico Madridi

Sidoqoftë, Niguez konfirmoi përmes një postimi në Instagram se nuk bëhet fjalë për një transferim të tij diku tjetër, por për themelimin e një klubi të ri të quajtur ‘Club Costa City’, me qendër në qytetin e tij të lindjes Elche.

Klubi do të përfshijë mbi 30 ekipe duke filluar nga niveli i të rinjve deri në një skuadër seniore, që pritet të garojë në ligën lokale Valenciane.

https://twitter.com/saulniguez/status/1268119905108463616

Ndryshe, Niguez ra dakord për një kontratë nëntëvjeçare me ekipin e Diego Simeone në vitin 2017, dhe përkundër interesimit nga Anglia, dhe nga Barcelona, ​​ai nuk ka gjasa të largohet në të ardhmen e afërt.

Atletico Madrid rinis sezonin e La Ligës me një udhëtim te Athletic Bilbao më 14 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version