Derbi i madh i Madridit mes Realit dhe Atleticos do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.
Me tu afruar derbi kanë filluar edhe deklaratat mes aktorëve të të dyja skuadrave para zbritjes në fushë.
Njëri nga futbollistët kryesor të Atletico Madridit, Saul Niguez është pyetur nëse do t’i bashkohej Realit në të ardhmen.
Reprezentuesi spanjoll fillimisht ka thënë se është i lumtur në skuadrën e tij aktuale.
“Unë jam nën kontratë me Atleticon deri në vitin 2026 dhe kamë qenë i vetëdijshëm kur kam nënshkruar”.
“Jam shumë i lumtur te Atletico, por për të ardhmen nuk mund të flasë se çfarë do të ndodhë”, tha Saul për Cadena SER.
23-vjeçari ka thënë se është e pamundur që t’i bashkohet rivalit lokal të Atleticos, Real Madridit.
“A do t’i bashkohesh Realit? Jo, jo është e pakonceptueshme për mua, thjesht e pamundur”, ka thënë Saul.
Ditë më parë e përditshmja spanjolle Marca ka zbuluar një marrëveshje mes Atleticos dhe Barcelonës se në rast të largimit të Saulit nga klubi madrilen, atëherë katalunasit do të jenë të parët në listë që do të kenë drejt të nënshkruajnë me mesfushorin qendror. /Telegrafi/