Manchester United thuhet se e ka bërë prioritet transferimin e Saul Niguez nga Atletico Madridi.
Djajtë e Kuq ka kohë që po e përcjellin mesfushorin spanjoll dhe do të tentojnë që në këtë verë ta transferojnë në Old Trafford.
Sipas Mundo Deportivos, Unitedi ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit dhe gjithçka është në rrugën e duhur që marrëveshja të kompletohet.
Është edhe dëshira e Niguezit që të luajë për klubin anglez, mirëpo e gjitha do të varet ka paga që do të kërkojë lojtari.
Në anën tjetër, Atletico Madridi kërkon 100 milionë euro nga shitja e lojtarit, pasi kanë mosmarrëveshje rreth kontratës së re.
Në garë për Saul thuhet se është edhe Manchester City, pasi pëlqehet shumë nga Pep Guardiola. /Telegrafi/