Telegrafi

Saul është dëshira e madhe për mesfushën, Barcelona e gatshme të paguajë klauzolën e spanjollit

MADRID, SPAIN - JANUARY 26: Saul Niguez of Atletico de Madrid celebrates after scoring his team's second goal during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Getafe CF at Wanda Metropolitano on January 26, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Barcelona e ka vënë në krye të listës së dëshirave mesfushorin spanjoll Saul Niguez.

Mesfushori qendror i Atletico Madrid ka disa vite që shkëlqen me Los Colchoneros në kampionat dhe Evropë.

E kjo ka bërë që Barcelona ta sheh atë si një futbollist të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

Sport.es shkruan se katalunasit janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lojtarit për ta transferuar në Camp Nou.

Saul Niguez. (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka gati 150 milionë euro për ta paguar klauzolën e Saul dhe për ta fituar garën me skuadrat tjera.

Chelsea dhe Manchester City gjithashtu kanë shprehur interesim për reprezentuesin spanjoll.

Por Saul preferon kalimin te Barcelona, pasi më parë ka deklaruar se do t’i pëlqente të luante me Lionel Messin.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

24-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Atletico Madridin deri në qershor të vitit 2026.

Ai këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat me Los Colchoneros ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/