Një burrë saudit, i tërbuar nga humbja e skuadrës së tij të preferuar në ligën vendase të futbollit, ka hedhur televizorin e tij i zhgënjyer, shihet në një video në rrjetet sociale.
Burri, që thuhet se është një mbështetës i Al Ittihad, shihet në video duke mbajtur televizorin dhe duke nxituar për ta hedhur jashtë shtëpisë, ndërsa një person mund të dëgjohet duke u përpjekur ta qetësojë atë.
“Çfarë Itihad?” thotë tifozi, me sa duket duke u tallur me ekipin pasi pësuan një humbje 4-3 nga rivalët e tyre Al Hilal në përballjen e tyre emocionuese në Ligën Profesionale Saudite të luajtur të premten në qytetin Jeddah.
— منوعات إكس (@AmlShihata) September 2, 2023
Komentet në internet kanë shpërthyer kur e kanë parë akti i burrit që hedh televizorin në atë mënyrë, ku kishte edhe nga ata që nuk besonin.
“Ka shumë të ngjarë që ekrani ka qenë i prishur dhe të jetë lënë për këtë gjë. . Ai vendosi ta hidhte, të filmonte aktin dhe ta postonte videon për të tërhequr shikime”, ka shkruar një komentues.
Komentet kanë qenë të shumta, sidomos nga tifozët e fundit , duke thënë se arabëve pas afrimit të shumë yjeve të futbollit, ky sport tashmë ka filluar t’iu pëlqejë. /Telegrafi/