Site icon Telegrafi

Sauditët prezantojnë copëzat e dronëve dhe raketave që u përdorën gjatë sulmeve mbi rafineritë e naftës

Arabia Saudite ka prezantuar sot para mediave copëzat e dronëve dhe raketave, për të cilat thuhet se janë përdorur në sulmet mbi rafineritë e naftës si “dëshmi” e agresionit iranian.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Turki al-Malki, ka deklaruar se përveç raketave janë përdorur edhe fluturaket pa pilotë “delta wing”, transmeton Telegrafi.

Gjatë konferencës për media ka shtuar se sulmi është kryer nga veriu, dhe sipas tij padyshim se është përkrahur nga Irani.

Në anën tjetër përgjegjësinë për sulmet mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite e kanë marrë rebelët jemenas Houthi.

Megjithatë, Irani kategorikisht ka hedhur poshtë thashethemet se është përfshirë në sulmet që i kanë ndërruar rrugën naftës që porositet nga e mbarë bota. /Telegrafi/

Exit mobile version