Telegrafi

Sauditët mbeten të bllokuar në borë, fajësojnë Google Earth që nuk i kishte paralajmëruar

Tre të rinjë nga Arabia Saudite kishin mbetur të “bllokuar” në malet e Sllovenisë, pasi që vetura e tyre ishte zhytur thellë në borë, për të cilën thonë se aplikacioni i Google Earth nuk i kishte paralajmëruar.

“Ata ishin orientuar përmes Google Earth, i cili nuk i kishte paralajmëruar se në alpet e Kamnikut do të ketë botë”, ka deklaruar një anëtar i ekipit të shpëtimtarëve, transmeton Telegrafi.

Të veshur me rroba të verës, djemtë nga Arabia Saudite ishin nisur për një aventurë me veturën e tyre, por ishte bora ajo që i mbajti të bllokuar brenda veturës për disa orë.

Dhe tani ata fajësojnë aplikacionin e tyre për navigim që nuk i kishte paralajmëruar se do të ketë botë  /Telegrafi/