Site icon Telegrafi

Saudi Aramco në tre muaj shënon 158 për qind fitim, tejkalon pritjet e analistëve

Gjiganti arab Saudi Aramco për vetëm tre muaj ka shënuar rritje prej 158 për qind apo 30.4 miliardë dollarë, pasi kompanitë më të mëdha të naftës në botë vazhdojnë të përfitojnë nga rihapja e ekonomisë botërore dhe rritja e çmimeve të derivateve dhe gazit.

Rezultati i tejkaloi pritjet, pasi analistët thanë se këto të ardhura do të janë 29.1 miliardë dollarë brenda tremujorit, përcjell Telegrafi.

Periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Aramco raportoi të ardhura neto prej 11.8 miliardë dollarë.

“Performanca jonë e jashtëzakonshme e tremujorit të tretë ishte rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik në tregjet kryesore dhe një rikthimi në kërkesën për energji. Disa rrymat e kundërta ekzistojnë ende për ekonominë botërore, pjesërisht për shkak të pengesave të zinxhirit të furnizimit, mirëpo ne jemi optimistë se kërkesa për energji do të mbetet e shëndetshme për një të ardhme të parashikueshme”, është shprehur shefi ekzekutiv i kompanisë, Amin Nasser.

Aramco tha se kjo rritje ishte rezultat i çmimeve më të larta të naftës së papërpunuar, vëllimit të shitjes dhe marzhave të rafinimit, pasi kompania përfiton nga rimëkëmbja e kërkesës botërore për energji dhe shtimit të aktivitetit ekonomik në tregjet kryesore.

Kompania deklaroi pagesë të disidentes prej 18.8 miliardë dollarësh për t’u liferuar në tremujorin e katërt. Pagesa mund të mbulohet nga një rritje e fluksit të parasë së gatshme në 28.7 miliardë dollarë nga 12.4 miliardë dollarë që ishte në periudhën e njëjtën të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version