Site icon Telegrafi

Sateliti vëzhgues i Turqisë do të lansohet në hapësirë më 11 prill

Sateliti i parë vëzhgues i prodhuar në vend, İMECE i Turqisë do të lëshohet në hapësirë më 11 prill, ka njoftuar presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë të ekzistojmë në garën globale të hapësirës falë burimeve tona njerëzore të trajnuara, mundësive që ofrojmë dhe teknologjive që kemi zhvilluar”, ka thënë presidenti turk, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, “İMECE, sateliti turk i parë i vëzhgimit me rezolucion të lartë i prodhuar me mjete vendase dhe kombëtare, do të niset për orbitë më 11 prill”.

Sateliti është projektuar dhe zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve të Teknologjive Hapësinore të Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë dhe është prodhuar në Turqi për të ofruar imazhe me rezolucion të lartë.

Ndryshe, vënë në pah mediat, projekti filloi në janar të vitit 2017.

Sateliti u dërgua nga aeroporti Esenboga i Stambollit në bazën e forcave hapësinore Vandenberg në Kaliforni, ku nisja do të kryhet nga kompania amerikane e hapësirës ajrore SpaceX.

İMECE do të përfshihet në inventarin e Komandës së Forcave Ajrore pasi të kenë përfunduar testet në hapësirë.

Erdogan do të “marrë pjesë” në ceremoni me një videomesazh, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank do të jenë në stacionin tokësor. /Telegrafi/

Exit mobile version