Sateliti hulumtues Rosat i cili shërbente për matjen e rrezeve-X u fut në atmosferën e tokës rreth orës 3:50 sipas llogaritjes evropiane të kohës mbi gjirin e Bengalit, lajmëroi përmes një deklarate Instituti Gjerman për aeronautikë dhe fluturimet në gjithësi duke shtuar se informatat bazohen në të dhënat të cilat ia kanë përcjellë partnerët ndërkombëtarë, thënë më saktë Shtetet e Bashkuara.
“Nga e diela në mëngjes nuk kemi kurrfarë informatave për atë nëse pjesët e mbetjeve të satelitit kanë rënë mbi sipërfaqen e Tokës”, tha zëdhënësi i DLR-it Andreas Schuetz.
Sipas vlerësimeve të fundit të cilat DLC i publikoi me 19 tetorë, në Tokë mund të ndodhë që kanë rënë rreth tridhjetë pjesë të satelitit me peshë prej rreth 1.7 ton.
“Me kthimin e Rosatit po përfundon misioni i suksesshëm në hulumtimin gjerman të gjithësisë”, vlerësoi në deklaratën e vet drejtori i institutit Johann-Dietrich Woerner.
Sateliti i cili është dërguar në orbitë në qershorin e vitit 1990 me detyrë që me ndihmën e teleskopit të integruar të shënoj rrezet-X në gjithësi, grumbulloi të dhënat për më shumë se 4,000 shkencëtarë nga 24 vende të botës, cekën nga DLR. /Telegrafi/