Site icon Telegrafi

Sateliti i NASA-s bie në oqean

Sateliti me vlerë prej 424 milionë dollarësh (303 milionë euro) ishte tepër i rëndë për të arritur orbitën, ndërsa inxhinierët tash për tash nuk e dinë se pse ka ndodhur kjo, sepse në minutat e para të fluturimit nuk ishte regjistruar asnjë anomali.

Mirëpo, disa minuta pas, është vërejtur se sateliti nuk është ndarë nga raketa bartëse dhe ka rënë në oqean- kanë thënë zyrtarët e NASA..

Lansimi i këtij sateliti, i cili duhej të merrte pjesë në hulumtimin e ndikimeve aerosole në klimë, është lansuar nga baza Vandenberg në Kaliforni përmes raketës Taurus XL, porse ky lansim nuk ka rezultuar i suksesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version