Një mjet hapësinor që do të masë efektin e ngrohjes “serrë” në Tokë me detaje të thella do të ndërtohen në Mbretërinë e Bashkuar.
Sateliti Forum do të ndërtohet nga gjiganti i hapësirës ajrore Airbus në fabrikën e tyre në Stevenage.
Ky satelit do të monitorojë rrezatimin që del nga sipërfaqja e planetit tonë, shkruan në artikullin e BBC, transmeton Telegrafi.
Është një lloj i veçantë i dritës që i bënë molekulat e gazrave si dyoksidi i karbonit dhe avulli i ujit që të vibrohen, duke quar në ngrohjen e atmosferës – një aspekt kyç i ndryshimit klimatik.
Forum është një mision vëzhgimi i Tokës nga Agjencia Hapësinore Evropiane (AHE). Kontrata e saj me Airbus kap vlerën e 160 milion eurove.
Dokumenti u nënshkrua në parlament gjatë javës së shkuar ku prezent ishte edhe ministri i Shkencës, Studimeve dhe Inovacionit George Freeman.
Ai e përshkroi Forum si një projekt madhështor të AHE që e futi fuqimisht Mbretërinë e Bashkuar në projektet e studimit të ndryshimeve klimatike dhe prodhimit të satelitëve.
“Kapja e të dhënave të vëzhgimit të tokës dhe zhvillimi i një serie të aplikacioneve nga to – është një gjë në të cilën ne jemi shumë të mirë. Pra unë mendoj se jemi të përgatitur për një periudhë emocionale”, tha Freeman për të pranishmit. /Telegrafi/