Site icon Telegrafi

Satelitët e SpaceX u goditën nga stuhia diellore – ranë nga orbita dhe u dogjën

SpaceX ka humbur disa satelitë pasi u goditën nga një stuhi gjeomagnetike një ditë pas nisjes, duke bërë që ata të bien nga orbita dhe të digjen.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, “stuhitë” e tilla diellore shkaktohen nga shpërthime të fuqishme në sipërfaqen e diellit, që nxjerrin plazmë dhe fusha magnetike që mund të godasin Tokën.

Kompania, në pronësi të miliarderit Elon Musk, tha se u goditën rreth 40 prej 49 satelitëve që u lëshuan javën e kaluar.

Ata duhej t’i bashkoheshin projektit të saj të internetit satelitor, Starlink.

Projekti Starlink i Musk ka për qëllim të ofrojë internet me shpejtësi të lartë duke përdorur mijëra satelitë në orbita.

Sistemi është relativisht i shtrenjtë, por mund të përdoren në vende ku nuk munden lidhjet me tela. Për shembull në Tonga, ku tërmeti i janarit preu kabllon e të dhënave nënujore të vendit ishullor, një stacion Starlink po ndërtohet në Fixhi për të ndihmuar në rivendosjen e aksesit.

Siç bëhet e ditur, 49 satelitët e fundit u vendosën rreth 210 kilometra (130 milje) mbi sipërfaqen e Tokës. SpaceX tha se “çdo satelit arriti fluturim të kontrolluar” pasi u dërguan më 3 shkurt.

Megjithatë, një ditë më vonë, stuhia gjeomagnetike goditi Tokën. Është i njëjti lloj mekanizmi që krijon Dritat Veriore apo aurorat, por mund të ketë edhe efekte të rrezikshme. /Telegrafi/

Exit mobile version