Site icon Telegrafi

Satana, partner në hajni?

Gruaja 62-vjeçare është akuzuar të mërkurën për hajni nga një kishë e Washingtonit. Ajo fillimisht ka tërhequr vërejtjen e policisë kur gjatë muajit qershor të vitit të kaluar ka thirrur një detektiv dhe ka pranuar se po vidhte nga kisha.

Gruaja i ka thënë policisë se “ia ka marrë mendja se Satana kishte dorë në hajni", ka thënë zëvendësprokurori në dokumentet e padisë.

Hulumtuesit thonë se gruaja ka falsifikuar nënshkrimin e priftit në 80 çeqe të cilët në total përbënin shumën prej 73,575.18 dollarësh amerikanë në mes të vitit 2005 dhe muajit shkurt të vitit 2008. Ajo është shkarkuar pasi që kryesuesi i financave i ka hetuar parregullsitë në kontabilitet.

Exit mobile version