Klubi italian, Sassuolo është gati të nxjerr në shitje mesfushorin e shumëkërkuar italian, Manuel Locatelli.
Mesfushori i Italisë po shkëlqen me fanellën e klubit italian dhe tashmë ka fituar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Gjigantët anglez të Manchester Cityt dhe ata italian të Juventusit janë dy nga klubet më të interesuara për lojtarin.
Sipas mediumit Corriere dello Sport, bordi i Sassuolos ka pranuar se është koha për të fituar para nga shitja e Locatellit.
Klubi Neroverde do të kërkojë të ndezë një ankand për lojtarin me një çmim fillestar prej 40 milionë eurosh.
Së bashku me Locatellin, Sassuolo do të jetë gjithashtu i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin anësor, Jeremie Boga. /Telegrafi/