Juventusi është ndalur me një barazim 3-3 në udhëtim te Sassuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të vendasve, por ishte Juventusi që shënojë dy gola, kundrejt një të Sassulos.
Zonja e Vjetër arriti të kalojë në epërsi në minutën e pestë me anë të Danilo, i cili me një gol të mirë shënoi për 0-1, ndërsa Gonzalo Higuain (12’) shënoi për 0-2.
Sassuolo arriti të kthehet në lojë në minutën e 29-të me anë të Filip Djuricic, i cili dërgoi skuadrat në pushim me rezultat 1-2.
HT | ⏱ | In front at the break, but let's keep it going in the second half! 💪⚪️⚫️#SassuoloJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/BJNpZ1pfRc
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 15, 2020
Në pjesën e dytë përsëri u zhvillua ndeshje e zjarrtë me shumë gola, ku Sassuolo ishte më e mirë duke shënuar dy gola, kundrejt një të Juventusit.
Vendasit arritën të barazojnë 2-2 në minutën e 51-të me anë të Domenico Berardit, i cili shënoi supergol nga goditja e dënimit, ndërsa Francesco Caputo (54’) shënoi për epërsinë e Sassuolos 3-2.
Megjithatë, Juventusi arriti të kthehet në lojë në minutën e 64-të duke shënuar me Alex Sandron për 3-3 dhe deri në fund të ndeshjes nuk pati gola tjera dhe ndeshja përfundoi me barazim.
FINALE | #SassuoloJuve 3⃣-3⃣
Che partita del Sassuolo!!! Un pareggio che sta stretto ai neroverdi per quanto visto in campo!
Bravi ragazzi!!! 👏👏👏#ForzaSasol 🖤💚 pic.twitter.com/EEoH7QE2ad
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) July 15, 2020
Pas këtij barazimi, Juventusi është në vendin e parë me 77 pikë, ndërsa Sassuolo renditet në pozitën e tetë me 47 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Juventusi e pret në shtëpi Lazion, ndërsa Sassuolo udhëton te Cagliari. /Telegrafi/