Juventusi i është kthyer shpejt fitores në Serie A pas barazimit me Parman në xhiron e kaluar.
Zonja e Vjetër fitoi ndaj Sassuolos me rezultat 0-3 fal golave të Sami Khediras (23′), Cristiano Ronalos (70′) dhe Emre Can (86′).
Më i miri në këtë ndeshje ishte Ronaldo, i cili përveç golit dhe asistimit, arriti të bëjë një paraqitje mjaft të mirë në këtë ndeshje.
Përveç dy golashënuesve tjerë, me notë të lartë u vlerësuan edhe Miralem Pjanic, Alex Sandro dhe Mario Mandzukic.
Te vendasit më i miri ishte mesfushori Manuel Locatelli, por paraqitje në nivel treguan edhe Khouma Babacar e Domenico Berardi.
Notat e lojtarëve të Sassuolos:
Notat e lojtarëve të Juventusit:
Pas kësaj fitore Zonja e Vjetër vazhdon në pozitën e parë në Serie A me 63 pikë, 11-të pikë më shumë se Napoli, ndërsa në xhiron tjetër do të luajë kundër Frosinones. /Telegrafi/