Site icon Telegrafi

Sassoli të rinjve në Maqedoni: Mos u dorëzoni nga e ardhmja evropiane

Kryetari i Parlamentit Evropian David Sassoli, i cili sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, përmes rrjeteve sociale ka shkruar mesazh, sidomos për të rinjtë vendit, prej të cilëve kërkon që të mos dorëzohen nga e ardhmja evropiane.

“Sot udhëtoj në Maqedoninë e Veriut dhe kam një kërkesë, sidomos për të rinjtë e këtij shteti. Mos u dorëzoni nga e ardhmja evropiane, ju i përkisni familjes sonë. Parlamenti Evropian është me ju”, ka shkruar Sassoli.

Ai përmes një video-mesazhi ju është drejtuar edhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë, prej të cilëve kërkon angazhim.

Sassoli fillimisht do të takohet me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, pastaj me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, si dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Po ashtu, ai do të ketë takim edhe me kryetarët e partive politike. Njëkohësisht, pritet të mbajë fjalimin edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

 

Exit mobile version