Site icon Telegrafi

Sassoli: Procesi i bisedimeve për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojë

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, në fjalimin e tij në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë së Veriut hta se mosmarrja e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE është vetëm ngadalësim dhe jo gabim historik.

“Gjatë vizitës sime të parë jashtë BE-së, unë jam këtu t’ju them juve se kemi të ardhme të përbashkët, dhe kjo është e ardhme është Bashkimi Evropian. Kemi disa vështirësi për t’i tejkaluar, por duhet t’i shohim me optimizëm, me çka do të na mundësojë të përfundojmë me këtë fazë. Procesi i bisedimeve duhet të fillojë”, tha Sassoli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me fjalë inkurajuese, kreu i Parlamentit Evropian në Kuvendin e Maqedonisë tha se Maqedonia e Veriut meriton vend në familjen evropiane.

Ai ripërsëriti qëndrimin se nuk ka ndodhur një ‘jo’ nga ana e Bashkimit Evropian dhe se ka shpresë se bisedimet për anëtarësim do të fillojnë./Telegrafi/

Exit mobile version