Site icon Telegrafi

Sassoli: Duhet t’i themi ‘po’ Maqedonisë dhe Shqipërisë

Vendimi për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndryshimet klimatike, reformat në BE për emigrimet dhe temat që i parashtroi sot kryetari i Kuvendit Evropian, David Sassoli.

“Në fjalën time të parë para Këshillit Evropian si kryetar i Kuvendit Evropian e theksove nevojën e hapjes së këtyre çështjeve lidhur me ndryshimet klimatike, reformat në BE për emigrim dhe nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkroi Sassoli në rrjetin social ‘Twitter’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sassoli sot në Kuvend në konferencë për shtyp deklaroi se në rend dite është marrëveshja e arritur për Brexit, problemet me kufirin sirian dhe ofanziva turke si dhe nisja e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën.

“Ne e dimë se për këtë temë kemi qëndrime të ndryshme. Qëndrimi ynë është që duhet të lejojmë nisjen e bisedimeve”, tha Sassoli duke shtuar se BE duhet të përmbushë premtimet.

Ai potencoi se qëndrimi i Kuvendit Evropian është se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë dhe se bisedimet duhet të nisin për dyja vendet.

“Janë dy shtete nga të cilat u kërkua të ndryshojnë ligjet, ta ndryshojnë Kushtetuat, dhe prandaj duhet t’u themi ‘po'”, tha Sassoli./Telegrafi/

Exit mobile version