Telegrafi

Sasia e tepërt e vitaminës E dëmton foshnjën

Duke analizuar të dhënat e grumbulluara nga 274 nëna, fëmijët e të cilave kishin lindur me probleme në zemër, si edhe 324 nënave tjera, fëmijët e të cilave kishin lindur me gjendje normale, hulumtuesit kanë vërtetuar se marrja e tepërt e vitaminës E në fazën e hershme të shtatzënisë, është e lidhur me paraqitjen e problemeve në zemër te fëmijët e tyre, ndërsa ky rrezik është i lartë (70%).

Revista shkencore “BJOG: An International Journal of Obstetrics and Gynecology” njofton se rreziku për problemet me zemër te të porsalindurit, ishte për pesë deri nëntë herë më i lartë te fëmijët e nënave, të cilat përveç marrjes së lartë të vitaminës E me anë të ushqimit, kishin marrë edhe preparate shtesë të kësaj vitamine.