Dy gra dhe një foshnje janë përplasur për tokë, kur një sasi e madhe e borës që ishte mbledhur në kulmin e ndërtesës rrëshqiti nga 15 metra lartësi dhe ra mbi kokat e tyre.
Kamerat e sigurisë të vendosura në hyrje të ndërtesës, kanë filmuar momentin kur nëna Svetlana Buzova së bashku me vajzën e saj 18 muajshe po qëndronin pranë një gruaje tjetër në para hyrjes së ndërtesës, transmeton Telegrafi.
Dhe papritmas sasia e madhe e borës rrëshqiti nga kulmi i ndërtesës në Murmansk të Rusisë, dhe përfundoi mbi kokat e tyre të cilat nga goditja e fortë i përplasi në tokë.
Për një moment ato duken se janë zhdukur pasi i mbulon bora, por më pas Svetlana ngritet në këmbë për ta marrë vajzën e shtrirë në botë, ndërsa mikesha e saj mezi qëndronte në këmbë.
“Unë dhe vajza ime kemi pësuar lëndime trupore dhe mavijosje në kokë, dorë dhe qafë”, ka deklaruar nëna e pafat.
Svetlana është lavdëruar nga mediat ruse për reagimin e saj të menjëhershëm për ta dërguar me urgjencë të bijën në spital. /Telegrafi/