Në pikën kufitare Bozhaj të Malit të Zi, doganierët dhe punonjësit e policisë malazeze mëngjesin e sotëm kanë konfiskuar marihuanë, sasia e së cilës do të përcaktohet gjatë ditës.
Sipas informacioneve jozyrtare, në pikën kufitare Bozhaj është realizuar me sukses në mëngjes sekuestrimi i drogës, raporton vijesti.me.
“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave dhe Drejtorisë së Policisë në pikën kufitare Bozhaj në një kamion me targa shqiptare, mes mallrave të tjera (barishte të thata), gjetën lëndë bimore të dyshuar si lëndë narkotike skunk”, tha ai.
I njëjti bashkëbisedues sqaron se kamioni me ngarkesën e deklaruar si barëra medicinale, po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt BE-së, duke kaluar tranzit përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
“Me bashkëpunimin e jashtëzakonshëm dhe sjelljen profesionale të zyrtarëve të UP-së dhe UPC-së, është penguar edhe një tentativë për kontrabandë me narkotikë”, ka thënë i njëjti bashkëbisedues. /Telegrafi/