Deputetit të OBRM-PDUKM-së Sasho Vasilevski, i cili është i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit i është shfuqizuar masa e arrestit shtëpiak dhe do të gjykohet në liri pasi ka dhënë garanci rreth 400 mijë euro.
Sipas TV24, vendimi është marrë sot, ndërsa Prokuroria nuk do të dorëzojë ankesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Avokati i Vasilevskit, Aleksandar Novakovski thotë se vendimin për lirimin e klientit të tij nuk e kanë marrë akoma nga Gjykata Penale, por konfirmoi se më herët kanë kërkuar që ai të gjykohet në liri dhe të jepet garanci./Telegrafi/