Telegrafi

Sasho Mijallkov tërhiqet nga gjithë funksionet partiake në OBRM-PDUKM

Sasho Mijallkov, anëtarë i udhëheqësisë së lartë në OBRM-PDUKM dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbuli, sot njoftoi se ka sjellur vendim personal që të tërhiqet nga gjitha funksionet në parti.

“Informoj opinionin se aktivitetin tim politik po e vendos në pushim. Me qëllim që të përfundojnë të gjitha procedurat që janë në proces, ku sipas meje do të tregohet e vërteta, kam sjellur vendim personat që të tërhiqem nga funksionet partiake”, thuhet në njoftimin e Mijallkovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai më tej shton se gjatë gjithë jetës së tij me mundësitë që ka pasur, ka ndërtuar partinë me respekt dhe ka besuar në idetë e tij.

“Mbetem i bindur se angazhimi im profesional për Maqedoninë gjatë kohës së punës time në institucionet shtetërore, do të vlerësohen dhe vërtetohen në histori”, shkruan Mijallkov.

Mijallkov është njëri nga të dyshuarit në rastet “Shënjestra” për përgjimet e paligjshme dhe “Trezor” dhe “Tortura”./Telegrafi/