Gjykata Penale në seancën e sotme për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, njoftoi avokatin e të akuzuarit Sasho Mijallkov, Ljupço Shvrgovski, se nuk e pranojnë ankesën e tyre me të cilën kërkojnë amnisti duke u bazuar në vendimin e presidentit Gjorge Ivanov.
Gjykatësja Xheneta Bektoviq, tha se kanë vlerësuar aktakuzën dhe kanë refuzuar ankesën e avokatëve për falje të të akuzuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria Speciale kërkoi që të bashkohet procedura për lëndën e përgjimeve masive dhe ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.
Në seancën e sotme Prokuroria Speciale i dha fjalët hyrëse në këtë lëndë./Telegrafi/