Site icon Telegrafi

Sasho Drango shkarkohet nga posti i zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

Nga pozita e zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë” është shkarkuar Sasho Drango dhe në vend të tij është emëruar Aleksandar Shukovski, ekonomist nga Resnja.

Emërimin në postin e zv. drejtorit e ka bërë të ditur vetë Shukovski në profilin e tij në Facebook.

“Besimi i dhënë është obligim i madh, por edhe përgjegjësi, prandaj mund të premtoj se do të punoj shumë për ta arsyetuar besimin që më është dhënë”, ka shkruar Shukovski.

Ish-zëvendësdrejtori i “Rrugës së Maqedonisë” dhe kryetar i Sindikatës së Veteranëve në Demir Hisar, Sasho Drango, u bë i famshëm duke pozuar me krenari për një foto me një arush që e kishte vrarë në dhjetor të vitit 2024, njoftuan nga OJQ për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”.

Ariu është klasifikuar si një specie e mbrojtur, që do të thotë se gjuetia, persekutimi ose ngacmimi i tij është rreptësisht i ndaluar./Telegrafi/

Exit mobile version