Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës e Maqedonisë (SASHK) ka mbajtur mbledhjen e saj, ku është diskutuar për, siç thuhet, sulmeve të fundit nga një parti politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
SASHK-u konsideron se me aktivitetin e saj politik, LSDM-ja është duke e shkelur të drejtën e garantuar me kushtetutë të kësaj sindikate.
Sipas tyre, trysnia që kjo parti i bën SASHK-ut paraqet vepër penale, e dënueshme me Kodin penal të Maqedonisë, prandaj SASHK-u i bën thirrje LSDM-së që të ndalojë me tentimet për, siç thonë, njollosjen e imazhit, me qëllim final, shkatërrimine sindikatës.
Në mbrojtje të pavarësisë dhe integritetit, SASHK-u bën të ditur se ka të drejta për të ndërmarrë masa, nëse nuk ndalen këto trysni ndaj tyre./Telegrafi/