Site icon Telegrafi

SASHK sot do ta shqyrtojë ofertën e Qeverisë, vazhdon greva në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të bëjë ribalancim të buxhetit për të siguruar para për rritje 10% të pagave në arsim.

Nga Qeveria thonë se është formuar një grup pune nga ministrat kompetentë për të nisur procesin për negociata për marrëveshje kolektive me sindikatat përfaqësuese dhe për metodologji për rritje të vazhdueshme të pagave në sektorin publik.

Qeveria e ka ftuar SASHK-un që të pranojnë ofertën prej 10 për qind rritje të pagave, por sindikata ende është duke e shqyrtuar këtë.

Sindikata në seancën e sotme do të shqyrtojë konkluzionet dhe do të deklarohet, por ndërkohë greva do të vazhdojë.

Ndryshe, greva në arsim filloi javën e kaluar, me çka punonjësit në arsim kërkojnë rritje të pagave./Telegrafi/

Exit mobile version