Sindikata e Pavarur e arsimit, shkencës dhe kulturës – SASHK, këkron nga Ministria e punës dhe politikës sociale (MPPS) që të tërhiqet njoftimi i datës 21 nëntor, që ka të bëjë me çerdhet publike të fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas SASHK-ut, njoftimi i ministrisë nuk mund të cilësohet si dokument që mund të delë nga ndonjë organ shtetërorë, e aq më pak nga ministria në fjalë, duke shtuar se dokumenti nuk ka nënshkrim, e as që është i vërtetuar nga ndonjë përfaqësues i autorizuar i MPPS-së.
Më tej, SASHK-u konteston edhe personat e përmendur si inspektorë dhe mbikëqyrës, duke i konsideruar si pa kompetencë, ndërkaq konsiderojnë se ky dokument paraqet shkelje të rëndë të Ligjit për mbrojte të fëmijëve.
Prandaj, SASHK-u kërkon nga ministresha Frosina Tashevska-Remenski dhe zv. ministri plotësues, Dime Spasov, që ta tërheqin këtë dokument./Telegrafi/