Telegrafi

SASHK: Protesta para Ministrisë për kulturë është përpjekje për presion politk

Sindikata e pavarur e arsimit, shkencës dhe kulturës (SASHK), e cila thotë se është sindikata e vetme përfaqësuese në sferën e kulturës, reagon publikisht kundër protestës së paralajmëruar për sot nga Sindikata për kulturë (SKRM), transmeton Telegrafi Maqedoni.

„- Është shumë e tejdukshme dhe gjithsesi qesharake të besohet pohimi i SKRM, që protesta nuk ka lidhje me gjendet e deritanishme politike në Maqedoni, pikërisht tani kur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i shpërbërë, të iniciohet kërkesë për ndryshime të ligjeve kur çdokush me njohuri elementare e ka të qartë se ligjet dhe ndryshimet e tyre mund ti sjell vetëm Kuvendi. Rinj

– Protesta, e cila është paralajmëruar të mbahet para Ministrisë për kulturës, po ashtu tregon qartë përpjekje politike për presion ndaj një organi shtetëror, i cili nuk ka asnjë kompetencë për asnjë nga kërkesat e parashtruara.

Nga SASHK thonë që protesta lidhet pashmangshëm me gjendjet politike në vend dhe se qëllimi është që përmes mënyrës së këtillë, me manipulim, eventualisht të përfitojnë  ndonjë nga të punësuarit në institucionet e kulturës, ose të lëkundin ndonjë nga anëtarët e SASHK, thuhet në reagimin publik të SASHK./Telegrafi/