Site icon Telegrafi

SASHK nuk do të marrë pjesë në asnjë protestë të organizuar nga partitë politike

Kryetari i Sindikatës për arsim shkencë dhe kulturë, Jakim Nedellkov tha se SASHK-u nuk do të marrë pjesë në asnjë protestë të organizuar nga partitë politike.

“Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë, si sindikata më e madhe në të cilën janë anëtarësuar mbi 20.000 edukatorë, distancohet nga çdo lloj ndikimi dhe veprim politik në arsim. Në një periudhë negociatash intensive për të gjetur një zgjidhje dhe mjete për ngritjen e statusit social të punonjësve në arsim, veprimi i partive politike dhe marrja e rolit të sindikatave, i referohet blerjes së pikëve të vogla politike dhe mund të ketë efekt të kundërt. Partitë politike kanë pasur dhe kanë mundësinë të dëshmojnë se sa të shqetësuara janë për pedagogët dhe dinë ta vlerësojnë më së miri”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Ai theksoi se SASHK do të vazhdojë të veprojë me të gjitha mjetet e disponueshme sindikaliste edhe në periudhën e ardhshme, deri në arritjen e qëllimit.

“Anëtarët e SASHK-ut nuk do të marrin pjesë në asnjë protestë të organizuar nga partia dhe do të kujdesen rreptësisht nga ndërhyrjet e politikës në sindikatë”, ka shkruar Nedellkov.

Exit mobile version