Site icon Telegrafi

SASHK nuk pranon rritje të pagave prej 10 përqind, paralajmëron grevë

Foto: AIM

Këshilli i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), njëzëri ka sjellur vendim të mos e pranojë propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë, për rritje të pagave në sektorin e arsimit dhe shkencës për 10 përqind.

Kryetari i SPASH Jakim Nedellkov, sot në konferencë për shtyp tha se interesat e tyre do të mbrojnë me grevë, e cila është paralajmëruar për më 11 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këshilli i SPASH në këtë periudhë të kalimit tek greva e përgjithshme, ku ka edhe 15 ditë pune, edhe një herë e ka hapur kërkesën tek MASH dhe kërkon rritja e parashikuar të mos fillojë nga prilli 2020, por prej 1 janarit 2020”, tha Nedellkov.

Nga SPASH propozojnë që oferta prej 10 përqind të jetë lëndë e marrëveshjes, gjegjësisht siç tha Nedellkov, të ofrohet rritje më e madhe.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Nedellkov tha se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të mbajnë grevë, e cila do të jetë me ndërprerje në procesin e punës në shkollat fillore, të mesme dhe institucionet e arsimit të lartë.

Ai pret që në periudhën deri në grevën e paralajmëruar, kërkesat e tyre të shqyrtohen dhe të ketë takim me përfaqësuesit e Qeverisë dhe MASH-it./Telegrafi/

Exit mobile version