Adriana Matoshi është bërë e njohur për publikun kosovar me rolin e ‘Sasas’ në serialin ‘O sa mirë’.
Por, përveç angazhimeve në këtë projekt televiziv, ajo ka shfaqur edhe anën e saj humane.
Aktorja ishte prezente në qendrën e kujdesit ditore për fëmijët me nevoja të veçanta, ‘Pema’ në Ferizaj, ku me prezencën e saj i gëzoi fëmijët e kësaj qendre, transmeton Telegrafi.
Ajo me këtë rast tha se “edhe pse hapësira është e vogël ,kujdesi për ta nuk mungonte nga stafi në atë qendër”.
Ndryshe, Matoshin do ta shohim nesër në episodin e ri të serialit ‘O sa mirë’. /Telegrafi/