Adriana Matoshi është nj ë artistet më të përfolura kohët e fundit në mediat rozë shqiptare.
Ajo është pjesë e kastës së aktorëve të serialit më të shikuar shqiptar “O Sa Mirë”, ku luan rolin e “Sasës”.
Pos jetës prej artisteje, 38-vjeçarja ka edhe një jetë private, të cilën herë pas here edhe prezanton në rrjetet sociale.
Por, së fundi aktorja ka sjell një fotografi mjaft provokuese në llogarinë personale në Instagram.
Matoshi teksa merr poza joshëse para fotografit Jetmir Idrizit, ku në plan të parë bie në sy gjoksi i saj.
Nuk dihet nëse kjo pozë seksuale e saj është pjesë e ndonjë projekti të ri, por aktorja duket shumë bukur edhe në këtë imazh të rrallë.
Ndryshe, Adrianën do ta shohim edhe në episodet e ardhshme të serialit të lartcekur, me skena të humorit dhe mjaft zbavitëse. /Telegrafi/