Aktorja e njohur Adriana Matoshi, e identifikuar nga të gjithë tashmë si ‘Sasa’ e serialit “O Sa Mirë”, është shndërruar dalë nga dalë në një prej personazheve më të dashur për publikun.
Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në intervistën më të shkurtër në karrierën e saj.
Përbrenda 60 sekondave, Adriana iu përgjigj shumë pyetjeve të gazetares së emisionit “Prive”.
Ajo tregoi se nuk ka asgjë të përbashkët me ‘Sasën’, i duket vetja seksi, s’do ta falte tradhtinë dhe pasioni i saj mbetet aktrimi, të cilin e ka edhe profesion.
Në pyetjet “e nxehta” se kur e kishte humbur virgjërinë dhe a ka pasur seks me gjininë e njëjtë? Aktorja u përgjigj suke treguar se virgjërinë e ka humbur kur është martuar dhe nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me femra. /Telegrafi/