Telegrafi

Sasa e “o Sa Mirë” do të hapë klub nate, fton të gjithë në festën për bajram (Foto)

Sasa e “o Sa Mirë” nuk është vetëm një personazh i serialit.

Ajo duket se është e angazhuar mjaft shumë edhe jashtë serialit me botën e argëtimit dhe të biznesit.

Sipas një postimi në rrjetin social Facebook ajo është duke hapur klubin e ri të natës në Gjilan për bajram, ku ajo i ka ftuar të gjithë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth serialit O sa Mirë

Bëhet fjalë për diskotekën Stop në Gjilan, që për festën e bajramit ka ftuar Medën, Shkurte Gashin dhe reperin, Gjikon.

Sasa, emri i vërtetë i të cilës është Adriana Matoshi, ka ftuar të gjithë në Facebook pa përjashtim në këtë festë.

Telegrafi Magazina ditë më parë raportoi se Stop pas ri-freskimit të ambientit është klubi më i madh në Kosovë me kapacitet afro gjashtë mijë persona. /Telegrafi/