Telegrafi

SAS lë pa punë 1500 punëtorë

Para një kohe të caktuar, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Geteborgu, gjatë realizimit të programeve paraprake për kursim, mbi 1.000 persona u detyruan ta braktisin kompaninë.

Gjatë kuartalit të dytë të këtij viti, numri i udhëtarëve të linjave të SAS-it është zvogëluar për 17,1 për qind.

SAS kumtoi se ka humbje prej 100 milionë eurove gjatë kuartalit të dytë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kompania ka realizuar profit prej rreth 13 milionë eurove.

Sot janë paralajmëruar edhe zvogëlime të pagave të personelit në aeroplanat e SAS-it për rreth 10 deri 20 për qind.

Në kumtesën për mediat, shefi i SAS-it, Mats Janson, sërish e thekson seriozitetin e gjendjeve në të cilat gjendet kompania dhe potencoi se bëhet fjalë për përpjekje për mbijetesë.