Telegrafi

Sarri për futbollin italian: Je duke shikuar ndeshje në Bundesliga dhe e kthen në Serie A, thua çfarë dreqin po shoh

Italia ka dështuar të shkojë në Kampionatin Botëror për të dytën herë radhazi, ndërsa për këtë edhe gjëra të tjera ka folur trajneri i Lazios, Maurizio Sarri.

Ai e ka pranuar se dështimi i Italisë lidhet jo pak edhe me problematikat që po has futbolli italian në tërësi, e veçanërisht Seria A.

“Nuk mund të them se lidhet gjithçka me kampionatin, por duhet të pranojmë se Seria A ka mbetur rreth 40-50 vite mbrapa të tjerave, në aspektin organizativ, infrastrukturë, por edhe cilësi loje”.

“Nëse je duke parë një ndeshje të Ligës Premier apo Bundesligë dhe më pas kalon te një sfidë e Serie A, thua menjëherë çfarë dreqin po shoh…”

“Pikërisht këtë mungesë organizimi po e vuajmë në të gjithë aspektet”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/