Telegrafi

Sarri ose Gasperini do të merr drejtimin e Romës

Maurizio Sarri (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Romakët thuhet se kanë ngushtuar listën e kandidatëve të tyre për trajner të ri pas shkarkimit të Eusebio di Francescos.

Sipas mediumeve italiane, Corriere dello Sport dhe Sport Mediaset, Maurizio Sarri mbetet zgjedhja e preferuar e presidentit të klubit nga kryeqyteti italian, James Pallotta.

Megjithatë, Giallorossi mund të hasin në negociata të vështira për ish-trajnerin e Napolit edhe nëse shkarkohet nga Chelsea, duke marrë parasysh sagën e vazhdueshme të shkarkimit të Antonio Contes.

Gian Piero Gasperini (Foto by Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Si pasojë, Gian Pier Gasperini do të ishte një zgjidhje e shpejtë duke u falënderuar punës së mirë në Atalanta, ku këta të fundit i ka dërguar në garat evropiane me ekip të kombinuar mes veteranëve dhe të rinjve.

Roma shkarkoi trajnerin pas rezultateve të dobëta këtë sezon në Serie A dhe ngecjes për të siguruar në vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, romakët aktualisht renditen të pozitën e pestë me 47 pikë, përkatësisht ka katër më pak se Milani i vendit të katërt. /Telegrafi/