Site icon Telegrafi

Sarri nuk llogaritë në gjashtë lojtarë, në mesin e tyre edhe Vedat Muriqi

E ardhmja e Vedat Muriqit, i cili vitin e kaluar u transferua nga Fenerbahçe te Lazio për 20 milionë euro duket e qartë.

Sulmuesin ynë nuk e ka dhënë atë që është pritur në klubin italian dhe duket se trajneri Maurizo Sarri tashmë ka marr vendin për të.

Trajneri ka dhënë udhëzime që lojtarët që nuk kanë mundur të japin atë që është kërkuar, të dërgohen në formë huazimi apo të shiten.

Një nga emrat që është në rendin e ditës për t’u larguar nga Lazio është Vedat Muriç, i cili sezonin e kaluar iu bashkua skuadrës nga Fenerbahçe për 20 milionë euro.

Sipas Corriere Dello Sport, Sarri ka kërkuar që gjashtë futbollistë të largohen, në  mes tyre edhe Vedat Muriqi.

Sarri po ashtu ka kërkuar nga klubi një mbrojtës të krahut dhe një qendërmbrojtës. /Telegrafi/

Exit mobile version