Site icon Telegrafi

Sarri: Nëna ime nuk është e lumtur që e drejtoj Juventusin, është tifoze e Fiorentinës

Maurizio Sarri e ka zbuluar se nëna e tij e mbështet Fiorentinën dhe nuk ishte aspak e lumtur djali i tij mori drejtimin e Juventusit.  

Bianconerët luajnë të shtunën në Stadio Artemio Franchi nga ora 15:00.

Ështq qyteti i lindjes së Sarrit dhe trajneri u pyet për fjalët se nëna e tij e kërcënoi të mos fliste më me të nëse ai e merrte drejtimin e rivalëve të Fiorentinës, Juven.

“Ajo nuk ishte aspak e lumtur, le ta themi kështu …”, tha duke buzëqeshur trajner në konferencë për shtyp.

“Gjyshja ime ka jetuar 500 metra larg stadiumit, kështu që familja jonë ishte e përkushtuar dhe të gjithë ishin tifozë të Violas, përveç meje, pasi unë mbeta tifoz me Napolin”.

“Kam shumë kujtime në këtë stadium, por për fat të keq i vetmi që mund të shoh tani është më i fundit, pasi e humba një Scudetto këtu”.

“Unë dua ta zëvendësoj shpejt atë me një kujtesë pozitive”, ka thënë Sarri.

Sarri lindi në Napoli, ku babai i tij ishte duke punuar në atë kohë, por u transferua përsëri në Toscana kur ishte i vogël, ndërsa e mbajti pasionin për Napolin.

Ai pothuajse e fitoi titullin në Serie A me Napolin në  vitin 2018, por një humbje 3-0 në Franchi bëri që Juve ta ruaj kryesimin në kampionat dhe të shpallej kampion. /Telegrafi/  

Exit mobile version