Site icon Telegrafi

Sarri ka tri alternativa pas shkarkimit nga Napoli

NAPLES, ITALY - MAY 20: Maurizio Sarri coach of SSC Napoli before the Serie A match between SSC Napoli and FC Crotone at Stadio San Paolo on May 20, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Burime të shumëfishta në Itali pohojnë se Maurizio Sarri do të takohet të enjten me drejtuesit e Chelseat pasi u shkarkua nga Napoli.

Napolitanët larguan strategun për ta emëruar Carlo Ancelottin, i cili nënshkroi kontratë trevjeçare.

Tani janë tre opsione për strategun, pasi ai mund të shkojë në Chelsea, Zenit St Petersburg ose të pushojë për një vit.

Sipas disa burimeve, përfshirë Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio dhe Sportitalia, foleja e re e 59-vjeçarit do të jetë Londra.

Maurizio Sarri (Getty Images)

Në të njëjtën kohë, alternativa e Zenitit mbetet një opsion dhe agjenti trajnerit do të ketë një takim me drejtuesit e klubit rus.

Chelsea ka disa vendime për të bërë, pasi Antonio Conte është ende në kontratë dhe refuzon të japë dorëheqje, kështu që klubi do të duhet ta paguajë për shkarkim.

Sarri nuk është emri i vetëm në listën e Stamford Bridge, pasi Luis Enrique është kandidati tjetër i nxehtë si dhe francezi Laurent Blanc. /Telegrafi/

Exit mobile version