Maurizio Sarri ka pranuar se Napoli ka vuajtur që të ri-organizohet pasi Faouzi Ghoulam u lëndua në humbjen prej 4-2 nga City.
Napoli kaloi në epërsi me Insignen, por largimi i Ghoulam ndikoi që City të fitojë në fund me rezultat 4-2.
“Ne sulmuam një ekip të madh dhe u shkaktuam shumë probleme. Ne po vuanim në ri-organizim pasi u largua Ghoulam dhe pranuam gol gjatë asaj periudhe”.
“Jam i pikëlluar sepse pranuam gola në kundërsulme, pasi që patëm topin, por t’i shkaktojmë Cityt kaq shumë probleme është fakt që na bën krenar”, theksoi Sarri.
Napoli pranoi gola nga ndërprerje që u dukën të ngjashme sikurse me ato që i shënoi Reali sezonin e kaluar.
Sa i përket Ghoulam, spekulohet se ai ka pësuar dëmtim në ligamentin krucial anterior, që mund ta lë atë jashtë fushe deri në fund të sezonit.
“Nuk është e lehtë të zëvëndësohet Ghoulam, pasi që tani për tani ai është një prej më të mirëve në Evropë, por ne kemi opsione”, përfundoi Sarri.
/Telegrafi/