Site icon Telegrafi

Sarri fiton çmimin ‘Bankina e Artë’ për vitin 2016

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka fituar çmimin ‘Panchina d’oro’ apo Bankina e Artë, duke mposhtur trajnerin e Juventusit, Max Allegri dhe atë të Sassuolos, Eusebio Di Francesco.

Bankina e Artë i jepet strategut  që ka bërë punën më të mirë në sezonin e kaluar, dhe trajneri i Napolit ka marrë këtë çmim pas përfundimit në vend të dytë në Serie A, gjatë sezonit të tij të parë me klubin.

Lexo po ashtu Shtohen zërat për zgjatjen e qëndrimit të Allegrit te Juventusi

“Zakonisht çmimet nuk më sjellin kënaqësi, por kjo më eksitoj mua për shkak se ajo u votua nga trajnerët”, ka thënë fillimisht Sarri pas pranimit të çmimit.

“Pesë vjet më parë isha në Serie C, është e jashtëzakonshme”, përcjell Telegrafi.

“I falënderoj stafin tim, në Empoli pastaj Napoli dhe dy persona: Marcello Carli dhe Cristiano Giuntoli”, përfundoi trajneri italian.

Lexo po ashtu Milot Rashica zëvëndësues i Callejon te Napoli?

Sarri ka marrë 25 vota nga 61 trajnerë, me Allegri në vend të dytë që ka 22 vota dhe Di Francesco me shtatë.

Ivan Juric fitoi çmimin në Serie B për punën e tij me Crotonen, ndërsa trajneri i Cittadellas, Roberto Venturato ka fituar ‘Panchina d’oro’ për Lega Pro. /Telegrafi/

Exit mobile version