Juventus e ka publikuar skuadrën që do të udhëtojë në Fiorentinë nesër, ku mungojnë Mario Mandzukic dhe Mattia De Sciglio, por Aaron Ramsey është aty dhe ka mundësi debutimit.
Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 15:00.
Te Bianconerët mungojnë të dëmtuarit Giorgio Chiellini, Mattia Perin, Marko Pjaca dhe De Sciglio.
Mandzukic është lënë jashtë, në pritje të një transferimi të mundshëm, në vendet ku ende është i hapur afati kalimtar.
Emre Can është angazhuar për udhëtimin jashtë edhe pse nuk është në listën e lojtarëve për Ligën e Kampionëve.
Ramsey do ta bëjë udhëtimin me ekipin, edhe pse vazhdon shërimin i tij nga dëmtimi. /Telegrafi/
Skuadra e Juventusit për ndeshjen me Fiorentinën: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Ramsey, Khedira, Matuidi, Emre Can, Rabiot, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi.