Telegrafi

Sarri e ruan Hysajn për takim ndaj Manchester Cityt

Elseid Hysaj pritet ta nisë nga stoli ndeshjen e javës së 11-të të Serisë A Napoli – Sassuolo, që do të zhvillohet në “San Polo” në, orën 15:00.

Sipas mediave italiane, trajneri Maurizo Sarri ka menduar të bëjë rotacion, pasi skuadrën e tij e pret një ndeshje shumë e vështirë në Champions ndaj Manchester City-t.

Për këtë arsye Hysaj, që është një nga futbollistët e Napolit me më shumë minuta në këmbë, do të kursehet, për ta patur 100% në formë të mërkurën në “San Paolo”.

Sa u përket “kuqezinjve” të tjerë në Serinë A, nuk diskutohet vendi i titullarit për dy portierët Strakosha dhe Berisha, përkatësisht te Lazio dhe Atalanta.

Gjithashtu, nga minuta e parë në fushë, Gjimshiti dhe Memushaj te Benevento, pikërisht kundër Lazios së Strakoshës.