Maurizio Sarri i doli në mbrojtje Vedat Muriqit nga kritikat e tifozëve gjatë një seance stërvitore.
Taktiku toskan u përball me disa tifozë të Lazios që kishin kritikuar sulmuesin e Kosovës nga tribunat gjatë një seance stërvitore në Auronzo di Cadore.
“Nëse ju dëgjoj të flisni gjëra të tjera për Muriqin, do ta boshatisni tribunën”, u tha tifozëve ish-trajneri i Napolit dhe i Juventusit.
Sipas Calciomercato.com, një grup tjetër i mbështetësve të Lazios e lavdëruan trajnerin për mbrojtjen e sulmuesit i cili nuk kishte arritur t’i plotësonte pritjet në sezonin e tij të parë në klub.
Muriqi u transferua në Stadio Olimpico në një marrëveshje prej 18.5 milionë euro nga Fenerbache në verën e vitit 2020, por shënoi vetëm një gol në 27 paraqitje me Biancocelesti në Serie A sezonin e kaluar.
Sarri, i cili fitoi Ligën e Evropës me Chelsean në 2018, ka zëvendësuar Simone Inzaghin në Lazio, duke nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me Aquile. /Telegrafi/
“If I hear you say something about Muriqi I will send you away.”
They say Maurizio Sarri doesn’t have people skills. He’s already protecting and defending his players.
Grande Sarri💙💙🦅🦅
https://t.co/uJ9TkJIlS4— Jerry Mancini (@jmancini8) July 17, 2021