I dërguari i posaçëm i qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin, ka folur sot para mediave pas takimit me presidentin e Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik në Banja Lluka.
Sarrazin tha se gjatë ditëve të kaluara në Sarajevë ka pasur biseda të shkëlqyera me Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt.
“Sapo tani, këtu në Banja Lluka, fola me Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik. Biseduam për vazhdimin e procesit të integrimit ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. Ratifikimi i Marrëveshja së tretë për mobilitetin, e cila ende nuk është arritur, është e një rëndësie kyçe, si dhe afrimi i Bosnje-Hercegovinës me Deklaratën Rajonale për Sigurinë e Energjisë”, tha Sarrazin.
My statement on the occasion of my meeting with Milorad Dodik in Banja Luka: pic.twitter.com/7BCqY1XMLT
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) September 7, 2023
Ai arriti në përfundimin se e gjithë qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, dëshiron që Bosnja dhe Hercegovina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
“Sidoqoftë, për këtë nevojitet një politikë tjetër. Politika secesioniste, sulmet ndaj institucioneve shtetërore të Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Përfaqësueses së Lartë dhe kufizimi i lirisë së medias dhe shoqërisë civile janë të papranueshme dhe nuk do ta çojnë këtë vend në BE. Ne mbështesim me vendosmëri Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt, ia kam bërë të qartë sërish Dodikut”, përfundoi Sarrazin.
Kujtojmë se Dodik ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se Schimdt do të arrestohet menjëherë kur ta shkel tokën e Republika Srpskas. /Telegrafi/