Telegrafi

Sarrazin nesër në Kosovë, do të ketë takime zyrtare

Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin nesër do të qëndroj për vizitë në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga ambasada gjermane përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit Sarrazin thuhet se do të ketë takime zyrtare, mirëpo nuk është specifikuar se me kë do të takohet.

“Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29.08.2024. Pas takimeve zyrtare, Sarrazin do të mbajë një konferencë për shtyp para nisjes”, thuhet në njoftim.

Konferenca e tij do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. /Telegrafi/